• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një seri tërmetesh me intensitet prej mbi 4 ballë janë regjistruar në Turqinë Juglindore

Një seri tërmetesh me intensitet prej mbi 4 ballë janë regjistruar në Turqinë Juglindore

Antakia, 4 mars 2023 (MIA) - Tërmete me interval prej mbi 4 ballësh sipas Rihterit sot janë regjistruar në Adjaman, Adana dhe Hataj, rajonet më të goditura në Turqi në tërmetet shkatërruese nga 6 shkurti.

Një tërmet me intensitet prej 4,4 ballësh është regjistruar në orën 8 e 27 minuta. Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin Çelihan, ndërsa thellësia e tij ka qenë shtatë kilometra, informoi Drejtoria për Menaxhim me Katastrofa dhe Gjendje të Jashtëzakonshme (AFAD).

Paraprakisht, në orën 3 e 20 minuta një tërmet me intensitet prej 4,1 ballësh sipas Rihteri e goditi Adananë. Epiqendra e tij ka qenë në qytetin Tufanbejli, ndërsa thellësia ka qenë shtatë kilometra.

Edhe banorët e qytetit Anatakia (rajoni Hataj), i cili u sheshua me tokë në tërmetet e 6 shkurtit, herët në mëngjes i goditi një tërmet i ri me intensitet prej 4 ballësh. Tërmeti ka ndodhur në orën 6 e 3 minuta, ndërsa thellësia e tij ka qenë 7,23 kilometra, informoi AFAD.

Në ndërkohë, Drejtoria për Menaxhim me Katastrofa dhe Gjendje të Jashtëzakonshme kumtoi se gjithsej 45.966 persona janë vendosur në kampet e përkohshme në rajonet e goditur nga tërmeti.

QËNDRONI TË LIDHUR