• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një senator nga Dakota e Veriut dhe famija e tij humbën jetën në një aksident me aeroplan

Një senator nga Dakota e Veriut dhe famija e tij humbën jetën në një aksident me aeroplan

Bizmark, 3 tetor 2023 (MIA) - Senatori nga Dakota Veriore, Dag Larsen, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tij të vegjël humbën jetën kur një aeroplan i vogël me të cilin udhëtonin u rrëzua në Juta, informojnë mediat amerikane, duke iu referuar një deklarate të një përfaqësuesi të Senatit. 

Vdekja e Dag Larsen ishte konfirmuar sot në postë elektronike të dërguar nga lideri i shumicës në Senat, Dejvid Hog dërguar kolegëve të tij senatorë. 

Aeroplani është rrëzuar të dielën në mbrëmje menjëherë pasi është nisur nga aeroporti Kanjonlends, rreth 15 milja në veri të Moabit, thuhet në kumtesën e publikuar në Fejsbuk nga Zyra e sherifit të rajonit Grand. 

Zyra e sherifit njoftoi se kanë ndërruar jetë të gjithë katër personat në aeroplan. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR