• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një rrotë panoramike mori flakë në një festival muzikor në Gjermani, lëndohen rreth 30 persona

Një rrotë panoramike mori flakë në një festival muzikor në Gjermani, lëndohen rreth 30 persona

Lajpcig, 18 gusht 2024 (MIA) - Më shumë se 30 persona u lënduan pasi mbrëmë u djeg një rrotë panoramike në festivalin "Hajfild" në afërsi të qytetit gjerman Lajpcig në pjesën lindore të vendit, lajmëroi DPA duke i'u referuar policisë.

Sipas informatave të para, të gjitha viktimat kanë thithur tym pasi dy kabina kanë marrë flakë në rrotë, tha zëdhënësja e policisë

Megjithatë, shefi i operacioneve të Kryqit të Kuq Gjerman tha se dy persona janë plagosur rëndë. Zëdhënësja e policisë fillimisht nuk ishte në gjendje ta konfirmonte këtë informacion. Ajo, megjithatë, tha se në mesin e të plagosurve ishin edhe katër policë.

Shkaqet e zjarrit aktualisht janë të paqarta. Fillimisht, një nga kabinat e rrotës panoramike mori flakë rreth orës 21:00 sipas orën lokale. Zjarri u përhap më pas në kabinën e dytë. Sipas raportuesit të DPA-së që ndodhej në vendin e aksidentit, zjarri ka shkatërruar plotësisht të dyja kabinat.

Një pjesëmarrës i festivalit nga Këlni tha se rrota panoramike papritur u shpejtua. Kabinat e djegura ishin vendosur në majë të rrotës.

Rreth 30 minuta pas shpërthimit të zjarrit, zëdhënësi i zjarrfikësve tha se situata është nën kontroll. sa/

foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR