• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një reporter i një televizioni palestinez ka vdekur në sulmin izraelit ndaj shtëpisë së tij në Kan Junis, në Rripin e Gazës

Një reporter i një televizioni palestinez ka vdekur në sulmin izraelit ndaj shtëpisë së tij në Kan Junis, në Rripin e Gazës

Gazë, 3 nëntor 2023 (MIA) - Televizioni zyrtar palestinez njoftoi se reporteri i tyre në Rripin e Gazës, Mohamed Abu Hatab, ka humbur jetën kur një projektil izraelit e ka goditur shtëpinë e tij. 

"Kolegu Abu Hatab ra dëshmor me anëtarët e familjes së tij në bombardimet izraelite në shtëpinë e tij në Kan Junis", informoi "Palestajn TV". 

Burime mjekësore në spitalin "Naser", në Kan Junes, për mediat franceze zbuluan se në sulm kanë humbur jetën 11 persona. 

Në paraqitjen e tij të fundit televizive, sot, në ditën e 27-të të luftës mes Hamasit dhe Izraelit, 52-vjeçari Abu Hatab informoi se "morgjet por mbushen me martirë", ndërsa trupa të tjerë janë nën rrënoja. 

Sipas Asociacionit palestinez të gazetarëve, të paktën 27 gazetarë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që filloi më 7 tetor, me sulmin e lëvizjes islamike mbi territorin palestinez. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR