• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një raketë ruse goditi një bllok banesor në Lviv, duke vrarë të paktën katër persona

Një raketë ruse goditi një bllok banesor në Lviv, duke vrarë të paktën katër persona

Kiev, 6 korrik 2023 (MIA) - Të paktën katër persona humbën jetën, ndërsa nëntë janë plagosur në një sulm raketor rus ndaj qytetit Lviv në Ukrainën perëndimore, publikoi Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme të Tuiter.

Kryetari i komunës Andrij Sadovi  në një postim në kanalin e tij Telegram theksoi se ekipet e shpëtimit po gjurmojnë pas të mbijetuarve nën mbetjet e ndërtesës banesore.

Ai tha se rruga do të mbetet e mbyllur derisa punonjësit e ndihmës urgjente nuk i "pastrojnë mbetjet dhe nuk i nxjerrin të gjithë të vdekurit".

Sadovi informon se janë dëmtuar rreth 60 banesa dhe 50 automobila.

Guvernatori i rajonit Maksim Kozitski publikoi një video 13 sekondëshe që tregon një ndërtesë të madhe katërkatëshe me disa pjesë të kateve të sipërme të zhdukura ose në rrënoja.

Njoftimet e personave zyrtarë vijojnë pas sulmeve të mëdha ajrore në mbarë Ukrainën dhe raportet për raketat e kryqëzuara të cilat u futën në hapësirën ajrore ukrainase. Sadovi raportoi një seri shpërthimesh në qytet. sa/

foto: Tuiter/skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR