• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një raketë ruse goditi një anije mallrash me grurë në Detin e Zi

Një raketë ruse goditi një anije mallrash me grurë në Detin e Zi

Odesë, 12 shtator 2024 (MIA) - Një raketë ruse sot ka goditur një anije mallrash me grurë në Detin e Zi, e cila lundronte për në Egjipt, publikoi presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në aplikacionin Telegram.

Sipas informacioneve të tij, sulmi ndaj anijes ka ndodhur menjëherë pas daljes nga ujërat territoriale të Ukrainës. Sipas të dhënave të para, nuk ka të plagosur.

"Ukraina është një nga vendet në botë me kontributin më të madh për sigurinë ushqimore. Stabiliteti i brendshëm dhe jeta e dhjetëra vendeve në pjesë të ndryshme të botës varen nga funksionimi normal dhe i qetë i korridorit tonë të eksportit të ushqimit", tha presidenti ukrainas.

Vollodimir Zelenski shtoi se furnizimi me ushqim i Ukrainës në vendet e Afrikës dhe rajonit të Lindjes së Afërt është kritik.

"Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur portet tona, Detin e Zi tonë dhe furnizimin me ushqime në tregun botëror. Ky është një prioritet i vërtetë për Ukrainën - mbrojtja e jetës dhe kjo duhet të jetë një prioritet për çdo vend. Ne jemi në pritje të reagimit të botës dhe siguria e grurit dhe ushqimit nuk duhet të jetë kurrë cak i projektileve", deklaroi Zelenski. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR