• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një raketë kërkimore suedeze u rrëzua aksidentalisht në Norvegji

Një raketë kërkimore suedeze u rrëzua aksidentalisht në Norvegji

Stokholm, 26 prill 2023 (MIA) - Një raketë kërkimore e lëshuar herët të hënën nga Korporata Hapësinore Suedeze (SSC) nga qendra hapësinore Esranxh në Suedinë veriore nuk funksionoi dhe ra 15 kilometra në territorin e Norvegjisë fqinje.

Raketa arriti lartësi prej 250 kilometra, ku zbatohen eksperimente në zero gravitacion, publikoi agjencia.

"Ai u ul në male në një lartësi prej 1000 metrash dhe 10 kilometra nga vendbanimi më i afërt", tha Filip Olson, kreu i komunikimit në SSC, për Rojters, transmeton Hina.

"Ka një procedurë kur diçka nuk shkon dhe ne njoftojmë qeverinë suedeze dhe norvegjeze, si dhe aktorë të tjerë", tha ai.

Në vijim është operacioni për mbledhjen e pjesëve  të raketës dhe hetimi që të zbulohen detaje teknike dhe të konfirmohet se çka e ka shkaktuar trajektoren e paplanifikuar të raketës, kumtoi agjencia.

"Autoritetet norvegjeze shumë seriozisht i kuptojnë të gjitha aktivitetet e paautorizuara të anës norvegjeze të kufirit", tha zëdhënësja e Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme.

Në rast të ndonjë shkeljeje kufiri, përgjegjësit duhet të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse norvegjeze, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme, përmes kanaleve të duhura, tha ajo.

Ministria nuk mori kurrfarë njoftimi zyrtar për incidentin e autoriteteve suedeze, shtoi ajo.

"Për të punuar në territorin norvegjez për të hyrë në të gjitha mbetjet, gjithashtu nevojitet pëlqim paraprak", theksoi zëdhënësja.

Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme kumtoi se nuk e di nëse është shkaktuar dëm në fushën ku ka rënë raketa, ndërsa zëdhënësi i SSC-së tha se raketa ka rënë larg vendeve të populluara. sa/

foto: Swedish Space Corp

QËNDRONI TË LIDHUR