• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një prokurore kërkon nga Trampi që të dëshmojë në hetimin e kompanisë së tij

Një prokurore kërkon nga Trampi që të dëshmojë në hetimin e kompanisë së tij
Nju-Jork, 9 dhjetor 2021 (MIA) - Prokurorja shtetërore e Nju-Jorkut ka kërkuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Tramp që të dëshmojë në kuadër të procesit të filluar për shkak të mashtrimeve eventuale në funksionimin e kompanisë së tij, shkruan sot Uashington Post. Prokurorja e Nju-Jorkut, Letisha Xhejms, ka kërkuar nga Trumpi që të dëshmonte më 7 janar, deklaruan për gazetën burime të njohura me rastin. Xhejms, i cili po heton aktivitetet e biznesit të ish-presidentit republikan, po përpiqet të përcaktojë nëse “Organizata Tramp” ka manipuluar me vlerësimet e pasurive të saj të paluajtshme, shkruan gazeta. Ajo po heton me së bashku me prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Sajrus Vens. Më parë këtë vit, autoritetet ngritën akuza kundër organizatës së Tramp dhe shefit financiar të kompanisë, Alen Vajberg. Tramp, i cili nuk është i akuzuar personalisht për asnjë vepër penale apo shkelje të ligjit, tha se akuzat ishin të motivuara politikisht. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR