• e enjte, 28 nëntor 2024

Një proces i ri gjyqësor kundër kryebashkiakut të Stambollit, Imamogllu

Një proces i ri gjyqësor kundër  kryebashkiakut të Stambollit, Imamogllu

Ankara, 15 qershor 2023 (MIA) – Në Turqi sot filloi një proces i ri gjyqësor kundër kryebashkiakut  të Stambollit, Ekrem Imamogllu, i cili akuzohet për “manipulim tenderash” në periudhën kur ishte i kryetar i komunës Bejlikduzu të Stambollit.

 Përveç Imamogllu janë në gjykim edhe gjashtë të dyshuar të tjerë. Prokuroria kërkon dënime me burg deri në shtatë vjet dhe ndalimi të pjesëmarrjes në politikë.

 Imamogllu vitin e kaluar u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg dhe u ndalesë për aktivitet politik. Kryebashkiaku i Stambollit u akuzua për "fyerje" të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Turqisë gjatë një fjalimi në nëntor të vitit 2019. Çështja momentalisht  është në Gjykatën e Kasacionit.

Kryebashkiaku i Stambollit para procesit gjyqësor konsiderohej si një nga kundërshtarët e mundshëm të Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet presidenciale. Për shkak të vendimit, Imamogllu nuk mori pjesë në zgjedhjet, në të cilat u rizgjodh Erdogani. ar/

 Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR