• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një pjesë e personelit të KB-së lëshojnë Haitin

Një pjesë e personelit të KB-së lëshojnë Haitin

Port-o-Prens, 14 mars 2024 (MIA) - Një pjesë nga personeli i Kombeve të Bashkuara sot do të fillojë që të largohet nga Haiti për shkak të situatës jashtëzakonisht të paqëndrueshme të sigurisë, kumtoi zëdhënësi i KB-së.

"Kombet e Bashkuara nuk e lëshojnë Haitin. Kolegët që kryejnë operacionet e shpëtimit do të mbeten në Haiti për të vazhduar me operacionet", tha zëdhënësi.

Ai shtoi se KB-ja do të vazhdojnë me kujdes ta ndjekin situatën.

Kryeministri i Haitit, Ariel Anri, të martën ka rënë dakord të japë dorëheqje pas disa javësh presion dhe përshkallëzim të dhunës në vendin e karaibeve, njoftoi kryetari i grupit të vendeve karaibe dhe president i Guajanës, Ifran Ali.

Dorëheqja e kryeministrit të Haitit vjen pas takimit të liderëve rajonal të hënën në Xhamajka ku është diskutuar për tranzicionin politik të Haitit. Anri për momentin ndodhet në Portoriko, pasi bandat e armatosura në Haiti kanë penguar të kthehet në vend. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR