• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një pilot spanjoll ka humbur jetën në përplasjen e dy aeroplanëve në shfaqjen ajrore në Portugali

Një pilot spanjoll ka humbur jetën në përplasjen e dy aeroplanëve në shfaqjen ajrore në Portugali

Lisbonë, 3 qershor 2024 (MIA) - Një pilot spanjoll e ka humbur jetën në përplasjen mes dy aeroplanëve në një shfaqje ajrore në bazën ushtarake portugez Beha, 180 kilometra në jug të Lisbonës.

Mediat britanike raportojnë se pas përplasjes, aeroplani i tij u rrëzua dhe shpërtheu. 

Forcat ajrore portugeze (PAF) njoftuan se është lënduar edhe piloti në aeroplanin e dytë që mori pjesë në incident.

PAF njoftoi se në incident morën pjesë aeroplana të patrullës aerobatike IAK STARS, për të cilën thuhet se janë anëtarë të "ekipit më të madh civil akrobatik në Evropën Jugore”.

Shfaqja e aviacionit "Beja AirShow" është festivali më i madh i aviacionit në vend, ndërsa pas aksidentit PAF e ndërpreu shoun e radhës, theksojnë mediat britanike. qa

Foto: skrinshot nga X
 

QËNDRONI TË LIDHUR