• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një person një Zelandë të Re sulmoi me sëpatë disa mysafirë në një restorant, katër persona u lënduan

Një person një Zelandë të Re sulmoi me sëpatë disa mysafirë në një restorant, katër persona u lënduan

Ouklend, 20 qershor 2023 (MIA) - Katër persona janë lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë, kur një burrë me sëpatë sulmoi disa mysafirë në tre restorante kineze në një paralagje të Ouklendit, Zelandë e Re.

I dyshuari sot për shkurt kohë u paraqit në gjykatë.

Policia në vendin e ngjarjes e arrestoi të dyshuarin, një shtetas kinez 24-vjeçar dhe parashtroi padi penale për plagosje të qëllimshme dhe shkaktim të lëndimit të rëndë trupor.

Policia kumtoi se ai e kishte filluar sulmin mbrëmë rreth orës 21:00 në paralagjen veriore të Ouklendit, Olbani.

Njëri prej mysafirëve të restorantit deklaroi se kishte qenë në darkë me miq, kur hasi njeriun me sëpatë i cili filloi ta sulmojë mikun e tij, i cili ishte lënduar rëndë, e më pas e parandaloi të tentojë ta sulmojë.

Në xhirimin nga kamera vëzhguese shihet se si njerëzit ikin nga njëri prej restoranteve dhe si një person vrapon nga banaku duke e mbajtur karrigen si mburojë, derisa një person tjetër me sëpatë në dorë e ndjekë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR