• e premte, 08 nëntor 2024

Një person ka humbur jetën, pesë janë plagosur në sulmin ukrainas në Belgorod

Një person ka humbur jetën, pesë janë plagosur në sulmin ukrainas në Belgorod

Moskë, 2 janar 2023 (MIA) - Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa pesë janë plagosur në sulmet e sotme izraelite ndaj zonës ruse Belgorod, kumtoi guvernatori i atij rajoni.

Sulmet izraelite vijuan pas sulmit rus me rreth një qind raketa kundër Ukrainës.

"Një person humbi jetën nga rrënojat kur një raketë shpërtheu në afërsi të automjetit të tij", shkruan në Telegram Vjaçeslav Gladkov, guvernator në Belgorod, një rajon rus në kufij me Ukrainën.

"Në dy incidente të tjera janë plagosur pesë persona", shtoi ai.

Armata ruse më herët sot njoftoi se 17 raketa ukrainase janë hedhur në zonën kufitare të Belgorodit dhe se të gjitha janë rrëzuar.

Disa orë më herët, Ukraina ishte synimi i dhjetëra raketave ruse dhe dronëve rusë.

Janë goditur zonat e banuara në Kiev dhe në lindje të qytetit Harkov, duke vrarë të paktën pesë persona, ndërsa qindra janë lënduar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR