• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një person ka humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një restorant në qendër të Prishtinës

Një person ka humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një restorant në qendër të Prishtinës

Prishtinë, 5 gusht 2023 (MIA) - Një person ka humbur jetën, ndërsa 17 janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur pak para mesnatës në lokalin "Bon Vivant" në Prishtinë.

Siç konfirmon policia e Kosovës, bëhet fjalë për persona të moshës nga 20 deri në 40 vjeç.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci, për mediat deklaroi se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luça” në Prishtinë, transmeton Beta.

"Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare dyshohet se disa janë lënduar me armë zjarri, e të tjerë nga copëza xhami", tha Borovci.

Ai tha se aktualisht të paktën dy persona dyshohen të jenë të përfshirë në atë rast, ndërsa janë duke u zbuluar edhe të dy shuar të tjerë të mundshëm. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR