• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një person ka humbur jetën, 34 emigrantë janë shpëtuar derisa bënin përpjekje që ta kalonin La Manshin

Një person ka humbur jetën, 34 emigrantë janë shpëtuar derisa bënin përpjekje që ta kalonin La Manshin

Paris, 28 korrik 2024 (MIA) - Një person ka humbur jetën, ndërsa 34 janë shpëtuar pasi një varkë me emigrantë ka bërë përpjekje që ta kalojë La Manshin nga Franca deri në Britani dhe kishte hasur në vështirësi, njoftuan sot autoritetet franceze. 

Emigrantët e shpëtuar janë dërguar në shërbimet për situata të jashtëzakonshme, njoftoi administrata e këtij dikasteri. 

Më shumë se 12.000 azilkërkues mbërritën në Britaninë e Madhe këtë vit, ndërsa shumë e kaluan La Manshin me varka të stërmbushura me rrezik që të përmbyten. 

Në fillim të këtij muaji, katër emigrantë humbën jetën gjatë përpjekjes që ta kalonin kanalin nga Franca deri në Britani. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR