• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një person i vdekur dhe 22 të lënduar nga zjarri në një spital në Gjermani

Një person i vdekur dhe 22 të lënduar nga zjarri në një spital në Gjermani

Berlin, 5 janar 2024 (MIA) - Një person ka humbur jetën nga zjarri në një spital në Gjermani, ndërsa 22 të tjerë kanë mbetur të lënduar, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje kritike, njoftoi sot shërbimi zjarrfikës.

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në një spital në qytetin Ilsen të Saksonisë së Ulët është shuar me shpejtësi, ndërsa shumica e lëndimeve janë shkaktuar nga thithja e tymit dhe djegiet, raporton Bild.

Zjarri që ka rënë në katin e tretë është përhapur me shpejtësi në disa dhoma të spitalit, pas së cilës një numër i madh personash janë evakuuar nga spitali.

Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë rreth 140 zjarrfikës, saktësohet në njoftim. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR