• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një person e humbi jetën dhe tetë u plagosën pasi një pjesë e një mbikalimi u shemb pranë qytetit grek të Patras

Një person e humbi jetën dhe tetë u plagosën pasi një pjesë e një mbikalimi u shemb pranë qytetit grek të Patras

Athinë, 23 korrik 2023 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa tetë janë lënduar pasi një urë është mbyllur për përdorim dhe është shembur trafiku në afërsi të qytetit grek të Patras, njoftoi korrenspondentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i Shërbimit grek të Zjarrfikësve, Vasilis Vatrakojanis, bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur pak para orës 13:00 me orën lokale dhe në vendngjarje ndodhen 35 zjarrfikës me 12 automjete, ekipe speciale të shpëtimit me dy qen dhe dronë, si dhe pesë autoambulanca.

Ai njoftoi se një person e ka humbur jetën dhe gjithsej tetë persona janë transportuar në dy spitalet e zonës.

Njëkohësisht, Vatrakojanis theksoi se nga e enjtja e datës 20 korrik mbikalimi specifik është plotësisht i mbyllur dhe qarkullimi është i ndaluar me qëllim shembjen dhe rindërtimin e tij.

Për momentin nuk dihen arsyet e shembjes së një pjese të mbikalimit, e as nuk dihet pse njerëzit kanë qenë nën urë. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR