• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Një person humbi jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë

Një person humbi jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë

Podgoricë, 3 mars 2023 (MIA) - Nga shpërthimi i një bombe në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë sot humbi jetën M.B. (40) nga Podgorica, ndërsa pesë persona janë lënduar, kumtoi Sërgjan Koriq nga Departamenti i Policisë së qytetit.

Koriq ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në orën 11:45, dhe sipas informacioneve të para nga policia, një person ka aktivizuar bombën në hyrje të gjykatës.

Në faqen e RTCG-së nga Podgorica thuhet se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Në momentin e shpërthimit në gjykatë ka pasur numër të madh të njerëzve.

Në terren janë ekipet e Ndihmës së Shpejtë, policia dhe njësia e zjarrfikësve.

“Ekipet e Administratës Policore dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për të kryer mbikqyrjen dhe sigurimin e vendit të ngjarjes”, njoftuan nga policia. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR