• e hënë, 08 korrik 2024

Një person humb jetën, tetë të lënduar gjatë shembjes së ndërtesës në Stamboll

Një person humb jetën, tetë të lënduar gjatë shembjes së ndërtesës në Stamboll

Stamboll, 2 qershor 2024 (MIA) – Gjatë shembjes së një objekti banesor trekatësh në Stamboll, një person ka humbur jetën, ndërsa tetë persona të lënduar janë nxjerrë nga rrënojat, transmeton Anadollu.

Për shkaqe të panjohura, një ndërtesë banimi trekatëshe u shemb në zonën Kuçukçekmexhe të Stambollit.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e fatkeqësisë janë dërguar një numër i madh i ekipeve të zjarrfikësve, ekipe shëndetësore, policisë dhe AFAD.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit pasi janë informuar se ka persona të ngujuar nën rrënoja dhe se kanë komunikuar me një person nën rrënoja.

Foto: Anadollu

QËNDRONI TË LIDHUR