Një person është vrarë, ndërsa 14 janë plagosur në një sulm rus në Odesa
- – Një person është vrarë, ndërsa 14 janë plagosur gjatë natës në sulmin më të ri rus me fluturake pa pilot ndaj qytetit jugor ukrainas Odesa, njoftoi prokurori shtetëror i Ukrainës, transmeton agjencia Anadollia.
- Post By Fitore Curri
- 12:36, 28 qershor, 2025
Odesa, 28 qershor 2025 (MIA) – Një person është vrarë, ndërsa 14 janë plagosur gjatë natës në sulmin më të ri rus me fluturake pa pilot ndaj qytetit jugor ukrainas Odesa, njoftoi prokurori shtetëror i Ukrainës, transmeton agjencia Anadollia.
“Në natën e 20 qershorit, rusët kryen sulm masiv me fluturake pa pilot ndaj Odesës duke shfrytëzuar të paktën dhjetë fluturake pa pilot”, njoftuan prokurorët, duke thënë se ndërtesa banesore 23-katëshe dhe blloqe të tjera banesore ishin në mesin e strukturave të dëmtuara.
Tre shpëtimtarë, gjithashtu, janë në mesin e të plagosurve, shtohet në kumtesë.
Pas sulmit zjarre shpërthyen në disa lokacione në qytet, ndërsa autoritetet lokale ende e vlerësojnë shkallën e dëmit material.
Sulmi më i ri vjen pas një varg sulmesh me fluturake pa pilot përgjatë Ukrainës jugore.
Pala ruse ende nuk u është përgjigjur akuzave ukrainase, ndërsa për momentin është pamundësuar edhe konfirmim i pavarur i asaj që është thënë duke pasur parasysh konfliktin aktual të armatosur. fc/
Foto: Shërbimi ukrainas për situata të jashtëzakonshme