• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një person është vrarë në granatimet ukrainase në Belgorod

Një person është vrarë në granatimet ukrainase në Belgorod

Kiev, 22 mars 2024 (MIA) - Një grua është vrarë në granatimet ukrainase në rajonin e Belgorodit, deklaroi guvernatori Vjaçeslav Gladkov.

Ai shtoi se në sulm kishte dhe të plagosur.

Sipas tij, në granatime janë dëmtuar tre objekte shëndetësore dhe disa objekte të banimit.

Ministria e Mbrojtjes ruse kumtoi se sot në mëngjes sistemet e mbrojtjes ajrore mbi rajonin e Belgorodit kanë rrëzuar tetë raketa ukrainase të lëshuara nga sistemi raketor Vampir.

Rajoni i Belgorodit ndodhet në perëndim të Rusisë, në kufi me Ukrainën. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR