• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një përfaqësues turk: Putini planifikon ta vizitojë Turqinë më 12 shkurt

Një përfaqësues turk: Putini planifikon ta vizitojë Turqinë më 12 shkurt

Ankara, 31 janar 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin do ta vizitojë Turqinë që të takohet me presidentin Rexhep Taip Erdogan më 12 shkurt, deklaroi sot një përfaqësues turk.

Vizita e Putinit do të jetë e para në një vend anëtar të NATO-s, pasi Rusia e filloi pushtimin në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. 

Udhëtimet e Putinit në vendet e huaja janë të kufizuara nga marsi i vitit të kaluar, kur Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) dha urdhër kundër tij për kinse deportim të fëmijëve ukrainas në Rusi, që konsiderohet si krim lufte. Rusia i mohoi akuzat dhe i quajti skandaloze, por tha se është ligjërisht e pavlefshme për çdo rast sepse Rusia nuk është anëtare e GJPN-së.

Turqia gjithashtu nuk është anëtare e Statutit Romak të GJPN-së, prandaj Putini mund të udhëtojë në Turqi pa pasur frikë nga arrestimi. 

Nga fillimi i luftës Turqia po bën përpjekje që të ruajë marrëdhënie të mira me Moskën, por edhe me Kievin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR