• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një përfaqësues i KB-së thotë se do të nevojiten 14 vjet që të hiqen rrënojat në Rripin e Gazës

Një përfaqësues i KB-së thotë se do të nevojiten 14 vjet që të hiqen rrënojat në Rripin e Gazës

Gjenevë, 26 prill 20-24 (MIA) - Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, Pjer Lodamar deklaroi sot se do të nevojiten 14 vjet që të pastrohet sasia e madhe e rrënojave, duke përfshirë edhe pajisje shpërthyese të pashpërthyera, të cilat i la Izraeli gjatë kohës së luftës në Rripin e Gazës.

Lodamar, oficer i lartë në Shërbimin për Mina të KB-së (UNMAS), në brifing në Gjenevë tha se lufta ka lënë rreth 37 milionë tonë mbeturina në një zonë të urbanizuar gjerësisht dhe me popullsi të dendur.

Ai theksoi se edhe pse nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i mjeteve të pashpërthyera vlerësohet se nën kushte të caktuara, ka mundësi të jenë të nevojshme 14 vjet që të pastrohen mbetjet, duke përfshirë edhe rrënojat nga ndërtesat e shkatërruara. 

"E dimë se zakonisht ka shkallë prej 10 për qind për mossukses, gjegjësisht mosaktivizimin e municionit. Bëhet fjalë për 14 vjet punë me 100 kamionë", tha Lodamar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR