• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një operacion "i madh" tokësor izraelit në Gaza do të ishte një "gabim", pretendon Makron

Një operacion

Kajro, 25 tetor 2023 (MIA) - Një sulm "i madh" tokësor izraelit në Rripin e Gazës do të ishte "gabim", potencon presidenti francez Emanuel Makron në Kajro. Ai paralajmëroi se do të dëmtonte civilët pa vendosur sigurinë afatgjatë të Izraelit.

“Nëse bëhet fjalë për një ndërhyrje të madhe që do të rrezikonte jetën e civilëve, unë mendoj se është një gabi m edhe për Izraelin, sepse me shumë gjasa nuk do ta mbrojë Izraelin në afat të gjatë dhe sepse është i papajtueshëm me të drejtën ndërkombëtare humanitare” , tha Makron pas takimit me presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sisi, i cili gjithashtu i kërkoi Izraelit të shmangte një pushtim. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR