• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një numër rekord milionerësh mund të largohen nga Britania e Madhe këtë vit

Një numër rekord milionerësh mund të largohen nga Britania e Madhe këtë vit

Londër, 18 qershor 2024 (MIA) - Rreth 9.500 britanikë mund të largohen nga vendi për shkak të trazirave politike, me pronë likuide në vlerë prej së paku një milion dollarësh, që është më shumë se dyfishi deri në vitin 2023, tha sot këshilltarja për migracion në kompaninë "Henli dhe partners", Hana Vajt.

Një numër rekord milionerësh mund të largohen nga Britania e Madhe këtë vit për shkak të trazirave politike dhe mundësisë së rritjes së taksave nën një qeveri të mundshme të ardhshme laburiste, publikoi Si-En-En.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Britaninë e Madhe, të cilat do të mbahen më 4 korrik, mund të kërcënojë kështu statusin e vendit si një nga destinacionet më të njohura për të pasurit.

Vajt në raportin e saj thekson se ka shumë faktorë që e bëjnë Britaninë e Madhe më pak tërheqëse për të pasurit.

“Shoku i Bregzit-it ndihet ende, kurse Londra nuk konsiderohet më qendra financiare e botës”, theksoi ajo.

Si-En-En vëren se 16.500 milionerë u larguan nga Britania e Madhe midis vitit 2017 dhe 2023. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR