• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Një nëndetëse e marinës amerikane lundroi në Gjirin e Guantanamos, Kubë dhe anijet ruse

Një nëndetëse e marinës amerikane lundroi në Gjirin e Guantanamos, Kubë dhe anijet ruse

Uashington, 14 qershor 2024 (MIA) - Nëndetësja e marinës amerikane ka lundruar në Gjirin e Guantanamos, një ditë pasi një flotë luftanijesh ruse arriti në Kubë dhe duhet të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në Karaibet.

Komanda Jugore e SHBA-së kumtoi se nëndetësja me energji bërthamore USS Helena është futur mbrëmë në ujërat pranë bazës amerikane në Kubë, vetëm një ditë pasi një anije ruse, një nëndetëse me energji bërthamore, një cisternë nafte dhe anije shpëtimi u futën në Gjirin e Havanës pas stërvitjeve në Oqeanin Atlantik.

Arritja e nëndetëses amerikane është pjesë e një "vizite rutinë në port" ndërsa lundron nëpër rajonin e mbuluar nga Komanda jugore", kumtoi komanda. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR