• e premte, 27 dhjetor 2024

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për malverzime me rezervat shtetërore të Kosovës

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për malverzime me rezervat shtetërore të Kosovës

Prishtinë, 19 gusht 2023 (MIA) -  Paraburgim nga 30 ditë u ka caktuar sot Gjykata Themelore në Prishtinë tre të dyshuarve për keqpërdorime gjatë furnizimit  të rezervave shtetërore, të cilët u arrestuan në aksionin e djeshëm të policisë në Ministrinë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe në një banesë dhe një objekt afarist, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Të dyshuarit në aferën me furnizimet për rezervat shtetërore janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara dhe  drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, si dhe sipërmarrësi Ridvan Muharremi për të cilin një pjesë e mediave theksojnë se është i afërt me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi.

 Informacionin për shqiptimin paraburgim njëmujor të të dyshuarve për mediat e kanë konfirmuar mbrojtësit e dy funksionarëve të MINT-it dhe të biznesmenit.

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dje ka njoftuar se ata dyshohen për veprat penale "Keqpërdorimi i detyrës zyrtare" dhe "Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimit të detyrës zyrtare". Gjatë kontrolleve në zyrat e MINT-it dhe në banesën dhe lokalin e Muharremit janë konfiskuar kompjuterë dhe dokumente, të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejshme.

Aksioni i djeshëm i policisë u krye pasi në fund të muajit të kaluar portali "Nacionale" publikoi audio-incizime të bisedave telefonike në të cilat zyrtarë të arrestuar të MINT-së thonë se vaji i gatimit dhe gruri nga Polonia, të cilat tashmë ishin paguar, nuk ishin dorëzuar në rezervat shtetërore. 

 Në bisedat e publikuara është përfshirë edhe ministrja dikstariale, Rozeta  Hajdari, e cila pas raportimeve të "Nacionale"-s ka bërë të ditur se ka bërë kallëzim penal për shpifje ndaj pronarit të portalit, gazetarit Berat Buzhala. 

 Pas video-fjalimit të mbrëmshëm me rastin e aferës me rezarvat shtetërore, të zbuluar pas publikimit të bisedimeve të përgjuara midis tani funksionarëtt e arrestuar të MINT-it, kryeministri Albin Kurti  doli në mbrojtje të ministres Hajdari, duke theksuar se ka besim të plotë te ajo. Kurti tha se në qeverinë e tij nuk ka keqpërdorime dhe korrupsion, por, siç theksoi, "të korruptuar janë elitat e vjetra", si dhe gjykatat, prokuroria dhe mediat të cilat e mbrojnë krimin. ia/ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR