• e shtunë, 04 janar 2025

Një ministre gjermane u deklarua për ndalimin e fishekzjarrëve në Gjermani

Një ministre gjermane u deklarua për ndalimin e fishekzjarrëve në Gjermani

Berlin, 2 janar 2025 (MIA) - Lëndimet dhe vdekjet nga fishekzjarrët e fuqishëm në Gjermani gjatë festave të Vitit të Ri kanë rindezur debatin rreth kufizimeve të reja apo edhe ndalimit të mundshëm të fishekzjarreve në të gjithë vendin, njoftoi DPA.

Ministrja e Punëve të Brendshme e Berlinit, Iris Sprenger, sot u deklarua për një ndalim të gjerë të fishekzjarreve në vend me përjashtime të kufizuara lokale dhe tha se qeveria federale ka për detyrë të veprojë.

"I mbështes thirrjet për ndalimin e përgjithshëm të fishekzjarreve", tha Spranger për DPA.

Sipas ligjit aktual gjerman, fishekzjarrët rregullohen si eksplozivë, por përgjithësisht lejohen, me ç'rast autoriteteve lokale që u janë dhënë kompetenca të caktuara kufizuese për të vendosur kufizime të mëtejshme.

Në Berlin vitet e fundit kishte festime me fishekzjarre të mëdha në të gjithë qytetin, ndërsa Spranger tha se favorizon një kuadër të ri ligjor që do t'i lejonte qytetit të kufizonte fishekzjarrët në vetëm disa "zona me leje për piroteknikë". ls/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR