• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një miliard euro miratohen për furnizim të armëve për Ukrainën

Një miliard euro miratohen për furnizim të armëve për Ukrainën

Bruksel, 13 prill 2023 (MIA) - Këshilli i Bashkimit Evropian sot në kuadër të Fondit Evropian për Ndihmë Paqësore (EPF) miratoi një miliard euro të cilat duhet tu paguhen vendeve anëtare si kompensim për shpenzimet për armë dhuruar Ukrainës nga rezervat ekzistuese.

"Me vendimin e sotëm e operacionalizojmë pjesën e parë të marrëveshjes historike të arritur nga liderët e BE-së për dërgesë urgjente të armëve artilerike në vlerë prej një miliard euro për forcat e armatosura ukrainase. Nuk ka dëshmi më të mirë për përcaktimin e përbashkët të BE-së që të vazhdojë ta mbështesë të drejtën legjitime të Ukrainës në vetëmbrojtje nga agresori brutal rus", deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel.

Liderët e BE-së në samitin e tyre në mars e mbështetën planin për furnizim të një milion granatave artilerike prej 155 milimetra gjatë vitit të ardhshëm.

Për këtë qëllim, nga Instrumenti Evropian për Ndihmë Paqësore ishin siguruar një miliard euro për furnizim të armëve nga rezervat ekzistuese dhe edhe një miliard për porosi të armëve të kalibrit 155 mm për plotësimin e rezervave të shterura. 

Në kuadër të Instrumentin Evropian për Ndihmë Paqësore deri më tani Ukrainës i është ndarë ndihmë në vlerë prej 4,6 miliardë euro, duke përfshirë edhe vendimin e sotëm.

EPF është themeluar në vitin 2021 si fond jashtë buxhetit për mbështetje të partnerëve në mbarë botën në sferën e ushtrisë dhe mbrojtjes, me qëllimin final parandalimin e konflikteve, ruajtjes së paqes dhe përforcimit të sigurisë ndërkombëtare dhe stabilitetit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR