• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një mijë ditë pas ndalesës, UNICEF u kërkon talebanëve që t'i lënë vajzat të shkojnë në shkollë

Një mijë ditë pas ndalesës, UNICEF u kërkon talebanëve që t'i lënë vajzat të shkojnë në shkollë

Kabul, 13 qershor 2024 (MIA) - Kanë kaluar një mijë ditë që vajzave në Afganistan u është ndaluar të shkojnë në shkollë, gjë që bëri që Agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF t'i bëjë thirrje talebanëve që t'i lejojnë vajzat të kthehen në shkollë.

“Për 1,5 milionë vajza, përjashtimi sistematik nuk është vetëm një shkelje e qartë e të drejtës së tyre për arsimim, por rezulton në zvogëlimin e mundësive dhe dëmton shëndetin e tyre mendor”, tha drejtoresha e UNICEF-it, Ketrin Rasell.

Ajo u bëri thirrje talebanëve që të lejojnë vajzat të kthehen në shkollë, duke theksuar se asnjë vend nuk mund të përparojë nëse gjysma e popullsisë është e paarsimuar.

Pas kthimit në pushtet në gusht 2021, talebanët i ndaluan vajzat dhe gratë të vazhdonin shkollimin e tyre përtej shkollës fillore. Megjithatë, në disa pjesë të vendit ata ndjekin shkolla fetare dhe shkolla për akushere dhe infermiere. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR