• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një mision i ANEB-it vjen në Ukrainë me plan që t'i ndihmojë vendit pas plasjes së digës Kahovka

Një mision i ANEB-it vjen në Ukrainë me plan që t'i ndihmojë vendit pas plasjes së digës Kahovka

Gjenevë, 9 qershor 2023 (MIA) - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) sot filloi program për ndihmë të ukrainasve pas plasjes së digës Nova Kahovka, deklaroi drejtori i agjencisë Rafael Rosi, duke shtuar se do të vijë në Ukrainë gjatë ditëve të ardhshme në krye të misionit që do të ofrojë ndihmë, njoftoi Si-En-En.

Sipas Rosit, ai me këtë rast do t'i prezantojë një plan për ndihmë presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski.

Këto masa janë përgjigje të lutjeve për ndihmë ndërkombëtare nga Kievi, pas katastrofës së shkaktuar nga plasja e digës në lumin Dnjepër.

Shefi i ANEB-it do ta vizitojë edhe centralin bërthamor Zaporozhje, i cili është nën kontrollin rus dhe i cili merr ujë për ftohje të reaktoëve nga termocentrali i afërt, i cili shfrytëzon ujë nga rezervuari për ujë në afërsi të digës Kahovka.

Uji për ftohje është me rëndësi thelbësore për sigurinë e elektranës.

Rosi tha se misioni do të shfrytëzojë teknologji që ta vlerësojë integritetin e infrastrukturës kritike të centralit. bsh

Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR