• e enjte, 15 gusht 2024

Një mësimdhënëse në Angli ka keqtrajtuar seksualisht një të mitur

Një mësimdhënëse në Angli ka keqtrajtuar seksualisht një të mitur

Londër, 14 gusht 2024 (MIA) - Një mësimdhënëse e matematikës nga Anglia mori dënim me burg prej gjashtë viteve në Gjykatën e kurorës në Notingem të premten për shkak të keqtrajtimit seksual të një djali të cilit i ka mbajtur ligjerata onlajn, shkruan Bi-Bi-Si.

Policia kumtoi se Holi Rous-Suini (37) ka caktuar të takohet me adoleshentin në shtëpinë e saj dhe ka pasur kontakt seksual me të disa herë edhe përkundër asaj që e ka ditur se është i mitur.

Nëna e adoleshentit i ka gjetur porositë e papërshtatshme të mësimdhënëses në WhatsApp dhe e ka njoftuar policinë. Mësimdhënësja Rous-Suini është deklaruar fajtore rreth dy pikave. ab/

foto: ЕPА

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR