• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një kryebashkiake në Katalonjë dënohet për fyerje ndaj myslimanëve

Një kryebashkiake në Katalonjë dënohet për fyerje ndaj myslimanëve

Barcelonë, 26 gusht 2024 (MIA)-  Qeveria autonome e Katalonjës në Spanjë gjobiti me 10 mijë euro një kryebashkiake të ekstremit të djathtë për ofendimin e myslimanëve në një program televiziv ku ajo mori pjesë, transmeton Anadollu.

Silvia Oriols e cila është kryetare e qarkut Ripoll të Zhironës, Katalonjë dhe që shërben si anëtare e partisë nacionaliste katalonjase të ekstremit të djathtë "Aliança Katalana" në parlamentin lokal të Katalonjës u gjobit në kuadër të hetimit të nisur kundër saj pas deklaratave të saj islamofobike.

Oriols e cila u gjobit me 10 mijë euro në përputhje me ligjin që synon të luftojë islamofobinë dhe ksenofobinë në rajonin e Katalonjës, tha për televizionin 8TV se "myslimanët që jetojnë në Katalonjë janë një kërcënim për identitetin katalonas".

Në deklaratën e saj me shkrim, Oriols argumentoi se "dënimi që mori ishte një sulm ndaj lirisë së shprehjes".

Sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 700 mijë myslimanë në Katalonjë, rajoni ku jetojnë më shumë myslimanë në Spanjë.

Foto: instagram

QËNDRONI TË LIDHUR