• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një kameraman i agjencisë së lajmeve Anadollu humbi jetën në një sulm izraelit në Gazë

Një kameraman i agjencisë së lajmeve Anadollu humbi jetën në një sulm izraelit në Gazë

 Tel Aviv, 9 dhjetor 2023 (MIA)  -  Një kameraman i agjencisë turke të lajmeve Anadollu është vrarë në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, thuhet në kumtesën e mbrëmshme të Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), lajmëroi DPA.

"EANA shpreh keqardhje të thellë për humbjen tragjike të Montaser Al-Savaf, kameraman honorar i agjencisë Anadollu, në sulmet e fundit ajrore izraelite në Gazë", thuhet në kumtesë. 

Organizata bëri thirrje për siguri dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve që punojnë në Rripin e Gazës. Këshilli i EANA-s e dënuan çdo formë dhune ndaj gazetarëve, duke theksuar rolin e tyre kyç në sigurimin e publikut me informacione të vesueshme nga zonat e konfliktit. 

"Ngushëllimet tona të përzemërta për familjen, miqtë dhe kolegët e gazetarit të ndjerë. Kjo ngjarje tragjike është një kujtesë fatkeqe dhe brutale për rreziqet me të cilat përballen profesionistët e medias në zonat e konfliktit", tha lideri i EANA-s, Aleksandru Giboi.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me seli në SHBA,  që nga fillimi i luftës në Gazë janë vrarë 63 gazetarë. 

 Midis tyre janë 56 palestinezë dhe katër izraelitë, si dhe tre libanezë, kumtuan dje organizata joqeveritare.

 Sipas CPJ-së, gazetarët në Rripin e Gazës janë veçanërisht të rrezikuar për shkak të sulmeve ajrore shkatërruese, drejtimeve të ndërprera të komunikimit, pengesave për furnizim dhe ndërprerjeve të energjisë për shkak të fushatës ushtarake të vazhdueshme të Izraelit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR