• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një ithtar i Trampit i ka kërcënuar me hanxhar dy gra, ithtare të Kamalla Harrisit

Një ithtar i Trampit i ka kërcënuar me hanxhar dy gra, ithtare të Kamalla Harrisit

Floridë, 31 tetor 2024 (MIA) – Kundër një ithtari 18-vjeçar të Donald Trampit është ngritur akuzë për kërcënim me hanxhar prej 60 centimetrave të dy grave, ithtare të Kamalla Harisit, në Neptun Biç, Floridë, derisa ata zhvillonin fushatë para vendvotimit, konfirmoi policia. 

Keljeb Xhejms Uiliams akuzohet për vepër penale sulm ndaj një personi mbi 65 vjet dhe për shkelje se ka nxjerrë armë të rrezikshme. 

Shefi i policisë Majkëll Kej Junior deklaroi se Uiliams, bashkë me shtatë persona 16 dhe 17-vjeçarë, të martën pasdite kishin ardhur në afërsi të bibliotekës së qytetit me qëllim të “protestojnë dhe antagonizojnë kundër partisë politike rivale”. 

Duke mbajtur flamuj me Trampin, ata kishin filluar të brohorisnin një grup ithtarësh të Kamalla Harisit, ndërsa Uiliams, sipas një fotografie të një dëshmitari, tundi hanxharin në mënyrë kërcënuese, duke e mbajtur mbi kokë. 

Sipas sherifit Kej, shtatë të miturit në shoqërim të Uiliams sipas gjitha gjasave nuk kishin kryer kurrfarë vepre penale, por hetimi po vijon. 

Ithtarët e Kamalla Harisit ishin dy gra, njëra 71-vjeçare, ndërsa tjetra 54-vjeçare. 

Uiliams, i cili është votues i regjistruar i Partisë Republikane, punon në një restorant si shofer. Ai është kapur, me kaucion të caktuar prej 55.000 dollarë. Nëse e paguan kaucionin, nuk guxon t’i afrohet asnjë vendvotimi më afër se 300 metra, përveç se në rast kur voton vetë.

Dënimi minimal me burg për sulm të një personi më të moshuar në Floridë është tre vjet. Dënimi maksimal është 15 vjet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR