• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një ish-polic londinez u dënua me burg të përjetshëm për dhjetëra dhunime

Një ish-polic londinez u dënua me burg të përjetshëm për dhjetëra dhunime

Londër, 7 shkurt 2023 (MIA) - Dejvid Kerik, një nga grabitçarët më të mëdhenj seksual në histoinë më të re të Britanisë, i cili njëzet vite punoi në policinë londineze, sot është dënuar me burg të përjetshëm për dhjetëra dhunime dhe keqtrajtime seksuale të dymbëdhjetë grave.

"I shfrytëzuat gratë në mënyrë të temrrshme", tha gjykatësja Boi Çima-Grab derisa e lexoi aktvendimin me të cilin përfundoi rasti që e përkeqësoi krizën e besimit tek Skotland jardi, i cili i heshti paralajmërimet për të punësuarin e tyre. 'Silleshe sikur të ishe i paprekshëm' sepse je pjesëtar i policisë", shtoi ajo.

Në pjesën për të akuzuarit, Dejvid Kerik (48) me sy të mbyllur dhe kokëulur e dëgjoi shqiptimin e aktvendimit.

Ai u gjykua për së paku 85 krime, përfshirë edhe 48 dhunime, të cilat kanë ndodhur mes viteve 2003 dhe 2020. Në atë peirudhë, ai u avancua në njësinë elitare të policisë së kryeqytetit, e angazhuar për mbrojtje të parlamentit dhe përfaqësive diplomatike.

"Krimet e Dejvid Kerikut janë njollë për forcat tona policore", reagoi përmes kumtesës ministrja e Punëve të Brendshme, Suela Braverman, duke u shprehur respekt viktimave "të guximshme" të Kerikut. "Në policinë tonë nuk ka vend për një sjellje të tillë grabitçare dhe të urryer", theksoi ajo.

Policia nëntë herë dëshroi në tentimin për ta arrestuar këtë dhunues serik i cili 17 vite punoi në polici. Ai në fund u arrestua në tetor të vitit 2021 për rastin e parë të dhubimit, që i nxiti edhe gratë e tjera ta paraqesin atë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR