• e premte, 27 dhjetor 2024

Një ish-kryeministër i Rusisë: Ky është fillimi i fundit të Putinit

Një ish-kryeministër i Rusisë: Ky është fillimi i fundit të Putinit

Moskë, 25 qershor 2023 (MIA) -  Ish-kryeministri rus Mihail Kasjanov në një deklaratë për Bi-Bi-Si-në vlerësoi se kryengritja e grupit të mercenarëve Vagner e ka shënuar "fillimin e fundit" për presidentin rus Vlladimir Putin.

Kasjanov, i cili ishte kryeministër i Rusisë nga viti 2000 deri në vitin 2004 dhe i cili është kritik i zëshëm i Putinit, thotë se presidenti rus është në "telashe shumë të mëdha" për momentin.

Kasjanov tha se pret që lideri i Vagnerit, Evgenij Prigozhin të largohet në Afrikë dhe "të jetë diku në xhungël" pas udhëtimit të tij në Bjellorusi.

"Putini këtë nuk do të mund t'ia fal, tha ai, duke shtuar se jeta e Prigozhinit tani do të jetë "nën pikëpyetje të madhe".

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR