• e diel, 06 tetor 2024

Një i vdekur dhe dy të plagosur në një sulm me thikë në qendrën psikiatrike në Kopenhagë

Një i vdekur dhe dy të plagosur në një sulm me thikë në qendrën psikiatrike në Kopenhagë

Kopenhag, 22 korrik 2023 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga goditjet me thikë në një qendër psikiatrike në perëndim të Kopenhagës, njoftoi policia daneze.

Bëhet fjalë për tre të punësuar në qendrën e spitalit, ndërsa njëri nga të plagosurit ende është në kurim. 

Policia për momentin nuk ka bërë ende të ditur identitetin e viktimave, as se kush është autori i krimit në Glostrup, periferi të Kopenhagës.

Policia vetëm njoftoi se në lidhje me sulmin u arrestua një person 41-vjeçar.

Nuk dihet se çfarë ka sjellë deri te incidenti. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR