• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një i punësuar në një bankë në Luisvill i ka vrarë pesë kolegë të tij, ndërsa sulmin e ka transmetuar drejtpërdrejt në Instagram

Një i punësuar në një bankë në Luisvill i ka vrarë pesë kolegë të tij, ndërsa sulmin e ka transmetuar drejtpërdrejt në Instagram

Luisvill, 11 prill 2023 (MIA) -  Konor Starxhen (25), i punësuar në bankë në qytetin Luisvill, në shtetin federal amerikan Kentaki, i vrau pesë kolegë të tij, në mesin e së cilëve edhe një mik të afërt të guvernatorit të Kentakit, Endi Beshear.

Mediat amerikane transmetojnë se sulmin e ka transmetuar drejtpërdrejt në Instagram.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes derisa akoma po dëgjoheshin të shtëna në objektin e bankës dhe në shkëmbimin e zjarrit e ka eleminuar sulmuesin.

Në të shtënat janë plagosur dy persona, në mesin e së cilëve edhe dy policë, të cilët janë transferuar në spital.

Më pas një grua e plagosur ka vdekur në spital, ndërsa njëri nga policët, një burrë 25-vjeçar është në gjendje kritike, kumtoi spitali në Luisvill.

Motivi i sulmuesit tani për tani nuk bëhet i ditur.

Meta, kompania pronare e Instagramit, kumtoi se menjëherë e ka larguar videon nga vrasja e Luisvillit.

foto: Linkedin

 

QËNDRONI TË LIDHUR