• e premte, 28 qershor 2024

Një i punësuar në Ambasadën e Moldavisë në Moskë do të dëbohet

Një i punësuar në Ambasadën e Moldavisë në Moskë do të dëbohet

Moskë, 29 mars 2024 (MIA) - Moska zyrtare ka vendosur t'i përgjigjet me masë hakmarrëse dëbimit të fundit të punonjësve nga Ambasada ruse në Moldavi dhe të dëbojë një punonjës nga Ambasada e Moldavisë në Moskë, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Me këtë rast, ambasadori i Moldavisë në Moskë, Lilijan Dari, sot ka qenë i ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës ruse.

"Darit iu dorëzua një notë, ku thuhet se Rusia po e shpall person non grata punonjësin në Ambasadën moldave në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e pajustifikuar të një punonjësi të Ambasadës ruse në Kishinjev”, thuhet në kumtesë.

Moldavia ka dëbuar një diplomat rus për hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet presidenciale në Rusi në rajonin separatist prorus Transnistria, duke gjykuar se kjo është një shkelje e sovranitetit të Moldavisë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR