• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një helikopter i Ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme u rrëzuar mbi Karelia

Një helikopter i Ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme u rrëzuar mbi Karelia

Moskë, 5 shkurt 2024 (MIA) - Një helikopter Mi-8 i Ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme u rrëzua pranë liqenit Onega në Karelinë e veriut me tre anëtarë të ekuipazhit, kumtoi sot Ministria, duke shtuar se është duke u zhvilluar një hetim nënujor. 

"Helikopteri ishte një një fluturim stërvitor", publikoi Ministria në aplikacionin për mesazhe Telegram. "Helikopteri drejtohej nga një ekuipazh me përvojë me mijë orë fluturimi", shtohet në kumtesën.

Komunikimi me helikopterin u humb përderisa ishte mbi liqenin Onega. Ministra kumtoi se në kërkim janë përshirë zhytës dhe një mjet nënujor me telekomandë. Ata nuk publikuan asnjë informacion për statusin e anëtarëve të ekuipazhit.

Në vendin ku u rrëzua helikopteri vijon hetimi.

Mbetjet e helikopterit Mi-8 u gjetën 11 kilometra larg bregut. Thellësia e liqenit në vendin e zbulimit varion nga 40 deri në 50 metra”, thuhet në raportin e Ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme.

Në kërkimin janë përfshirë më shumë se 140 persona dhe 33 pajisje, përfshirë edhe zhytës.

Komiteti hetues rus ka nisur një procedim penal për shkelje të rregullave të sigurisë së trafikut dhe funksionimit të trafikut ajror.

Rajoni Karelia është i ndarë në dy pjesë: rajoni finlandez Karelia dhe Republika ruse Karelia në Rusinë veriperëndimore, midis Detit të Bardhë dhe Baltik, ku u rrëzua helikopteri. ls/

Foto: arkiv/ ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR