• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një grua e humbi jetën nga moti i lig në Monca

Një grua e humbi jetën nga moti i lig në Monca

Milano, 24 јули 2023 (МИА) – Një grua e humbi jetën në Monca, ndërsa së paku tre persona janë lënduar në Milano nga moti i lig që sot e kaploi Lombardinë e Veriut, njofton gazeta "Korriere dela sera".

Në Lisone (Monca) një grua 58-vjeçare me origjinë marokene e ka humbur jetën derisa po shkonte në punë, kur mbi të ka rënë një pishë nga era e fuqishme.

Policët e këtij qyteti e kanë shpëtuar një grua 64-vjeçare e cila është rrobëruar në një nënkalim ku uji ka arritur deri në tre metra.

Sipas gazetës milaneze, telefonat e shërbimit rajonal të zjarrfikësve i kanë pranuar më shumë se 100 thirrje nga qytetarë të shqetësuar të cilët kanë denoncuar se era ka thyer dhe shkulur pemë të cilat kanë rënë në rrugë, duke e bllokuar komunikacionin në qytet.

Disa zhytës nga Milano e shpëtuan një qytetar në Vila Korteze i cili është ngujuar në garazhin e tij të përmbytur.

РKompania rajonale hekurudhore Trenord tha se moti kishte shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën hekurudhore. Shumë trena u anuluan ose u vonuan për më shumë se një orë e gjysmë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR