• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një grua dhe një fëmijë janë vrarë në bastisje në Bregun Perëndimor

Një grua dhe një fëmijë janë vrarë në bastisje në Bregun Perëndimor

Ramalla, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë sot njoftoi se forcat izraelite të mbrojtjes kanë vrarë një grua dhe një fëmijë gjatë kohës së bastisjes në Tulkarm në Bregun Perëndimor të okupuar. 

Agjencia palestineze e lajmeve Vafa, duke iu referuar burimeve nga spitali qeveritar Tabet Tabet, informon se janë vrarë një djalë 15-vjeçar dhe një grua 47-vjeçare, ndërsa katër persona janë plagosur. 

Forcat izraelite dje kanë vrarë një pjesëtar të organizatës ekstremiste Xhihadi Islamik në Tulkarm. 

Të paktën 550 persona, në mesin e të cilëve më shumë se 130 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite të mbrojtjes ose emigrantë hebrenj në Bregun Perëndimor nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit islamik në territorin tjetër palestinez në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR