• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një grua është vrarë në sulmin masiv me dronë mbi Moskë dhe nëntë rajone të tjera, janë anuluar fluturimet në aeroportet e Moskës

Një grua është vrarë në sulmin masiv me dronë mbi Moskë dhe nëntë rajone të tjera, janë anuluar fluturimet në aeroportet e Moskës

Moskë, 10 shtator 2024 (MIA) - Një grua e humbi jetën, ndërsa tre persona janë lënduar në sulmin me dron të armatës ukrainase gjatë natës ndaj Moskës, kumtoi guvernatori i Rajonit moskovit, Andrej Vorobjov.

Paraprakisht u kumtua se viktimë e sulmit me dron ishte një vajzë nëntëvjeçare, gjë të cilën Vorobjov e mohoi, transmetojnë mediumet ruse.

Ka vdekur një grua 46-vjeçare (paraprakisht pati informata për vdekjen e një djali nëntëvjeçar, që nuk ishte konfirmuar)", shkroi Vorobjov në platformën Telegraf.

Ai shtoi se dy persona janë hospitalizuar në spitalin në rajonin Ramen.

Gjatë natës sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore rrëzuan rerth njëzet fluturake ukrainase pa pilot mbi lagjet moskovite Podolsk, Ramenskoje, Liberci, Dumdedovo dhe Kolomna.

Në Ramenski nga sulmi janë dëmtuar dy ndërtesa banimi.

Aeroportet moskovite Domodedovo dhe Vnukovo përkohësisht i ndërprenë fluturimet.

Ministria ruse e Mbrojtjes sot në mëngjes kumtoi se gjatë natës janë hasur dhe shkatërruar gjithsej 144 fluturake ukrainase pa pilot, që ishin lansuar në nëntë rajone ruse.

Paraprakisht, autoritetet rajonale njoftuan se janë shkatërruar 75 dronë.

Sipas informatave të përditësuara të Ministrisë ruse të Mbrojtjes ceket se 72 fluturake pa pilot janë shkatërruar apo hasur mbi rjaonin Brjansk, 20 mbi rajonin e Moskës, 14 mbi rjaonin Kursk, 13 mbi Tula, tetë mbi Belgorod, shtatë mbi Kaluga, pesë mbi Voronezh, katër mbi Lipeck dhe një mbi Oriol". ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR