• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një gjykatë në Paris konfirmoi urdhrin e arrestit për Bashar al Asadin

Një gjykatë në Paris konfirmoi urdhrin e arrestit për Bashar al Asadin

Paris, 26 qershor 2024 (MIA) - Një gjykatë e Parisit sot konfirmoi urdhrin për arrestimin e presidentit sirian Bashar al Asad për gjoja përdorimin e armëve kimike të ndaluara kundër civilëve në trazirat e vitit 2013.

Mediat britanike raportojnë se urdhri për Asadin, i lëshuar nga gjyqtarët francezë nëntorin e kaluar, lidhet me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte, pas një hetimi nga autoritetet hetuese franceze për sulmet kimike në qytetin Duma, vetëm 10 kilometra nga Damasku dhe rrethi i afërt i Gutës Lindore, në gusht të vitit 2013, ku u vranë më shumë se 1000 njerëz.

"Sot është një ditë e veçantë dhe kjo është një fitore historike, jo vetëm për viktimat siriane, por për viktimat në mbarë botën," tha Mazen Darvish, kreu i Qendrës Siriane për Media dhe Lirinë e Shtypit.

Qeveria e Asadit ka mohuar përdorimin e armëve kimike në luftën civile që shpërtheu në vitin 2011. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR