• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një gjykatë në Moskë urdhëroi arrestimin e zëdhënësit të Meta-s, Stoun për shkak të lidhjes me terrorizëm

Një gjykatë në Moskë urdhëroi arrestimin e zëdhënësit të Meta-s, Stoun për shkak të lidhjes me terrorizëm

Moskë, 12 shkurt 2024 (MIA) - Një gjykatë moskovite publikoi se ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit të platformës Meta, Endi Stoun, në mungesë, në pritje të gjykimit për një sërë akuzash të lidhura me terrorizëm.

Gjykata moskovite e qarkut njoftoi se Stoun është akuzuar për "promovimin e aktiviteteve terroriste, thirrje publike për aktivitete terroriste, arsyetim publik të terrorizmit ose propagandës së terrorizmit dhe ftesave publike për aktivitete ekstremiste".

Gjykata, po ashtu, publikoi se Stoun është vendosur në fletarrest rus dhe ndërkombëtar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR