• e mërkurë, 02 tetor 2024

Një gjeneral rus i cili kritikonte Putinin gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një gjeneral rus i cili kritikonte Putinin gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Moskë, 16 nëntor 2023 (MIA) - Ish komandanti i mbrojtjes ajrore ruse i cili kritikonte Vladimir Putinin për gjendjen e forcave ajrore ruse është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij së bashku me bashkëshorten nën rrethana misterioze, shkruan “Dejli mejl”.

Gjenerali Vladimir Sviridov, 68 vjeç dhe gruaja e tij Tatjana 72 vjeçe kanë qenë të vdekur për rreth një javë para se trupat e tyre të gjendeshin në fshatin Axhievski në rajonin e Stavropolit të Rusisë jugore.

Sipas mediave lokale, autoritetet ruse nuk mund ta përcaktojnë shkakun e vdekjes. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR