• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një gazetar rus u vra dhe tre të tjerë u plagosën pranë vijës së frontit në Ukrainë

Një gazetar rus u vra dhe tre të tjerë u plagosën pranë vijës së frontit në Ukrainë

Kiev, 22 korrik 2023 (MIA) - Një korrespondent ushtarak rus u vra dhe tre gazetarë u plagosën në zonën e luftimit pranë Zaporozhjes në Ukrainën jugore. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gazetarët ishin viktima të bombardimeve ukrainase me municione thërrmuese, raporton DPA.

Rostislav Zhuravllov, korrespondent për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti, iu nënshtrua plagëve të marra gjatë rrugës për në spitalin terrenor. Janë lëndruar një fotoreporter që punonte për Ria Novosti dhe dy gazetarë të gazetës së përditshme Izvestija. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Melitopolit, i cili është nën kontrollin e forcave ruse.

Ngjarja ndodhi në zonën Pjatihatski në jug të Zaporozhjes.

Ushtria ukrainase, megjithatë, njoftoi se fshati Pjatihatki u çlirua si pjesë e një kundërofensive që filloi në qershor. Megjithatë, ata theksojnë se luftime të ashpra po zhvillohen ende në zonë, ku trupat ukrainase po përpiqen të çajnë linjat e fortifikuara të mbrojtjes ruse. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR