• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një funksionar gjerman paralajmëroi për rritje të ekstremizmit të nxitur nga shtetet autoritare

Një funksionar gjerman paralajmëroi për rritje të ekstremizmit të nxitur nga shtetet autoritare

Berlin, 22 maj 2023 (MIA) - Shefi i agjencisë së inteligjencës gjermane Bfv, Tomas Haldenvang, sot paralajmëroi për rritjen e ekstremizimit të nxitur nga shtetet autoritare si Rusia, për të cilat thotë se duan ta ndajnë shoqërinë dhe ta rrëzojnë qeverinë e zgjedhur. 

Agjencitë gjermane të sigurisë gjatë viteve të fundit i parandaluan planet e grupeve më të vogla lidhur me lëvizjen e Qytetarëve nga Rajhu, të akuzuar për komplot për sulme ndaj infrastrukturës kyçe, përfaqësues qeveritarë dhe Bundestagut. 

Edhe pse nuk është e qartë se sa planet ishin me ndikim të gjerë, autoritetet shprehën shqetësim se komplotistët kishin sukses të merrnin armë dhe të rekrutonin personalitete të cilat zakonisht nuk janë në radarin e agjencive të sigurisë, siç janë gjykatësit dhe policët. 

Haldenvang, i cili e kryeson Institutin Federal për Mbrojtje të Kushtetutës (Bfv), tha se është veçanërisht i shqetësuar për shkak të lidhjes së disa grupe të ndara, nga e djathta ekstreme deri në teoricientë të komplotit, dhe gatishmërisë së tyre që të përdorin armë. 

"Ajo që i bashkon këto grupe është ajo që ata e precizojnë vendin tonë dhe sistemin demokratik", e hedhin poshtë dhe duan ta shfuqizojnë", deklaroi Haldenvang. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR