Një fëmijë shtatë vjeçar humbi jetën në një sulm rus në rajonin e Zaporozhjes
- Një fëmijë shtatë vjeçar humbi jetën, ndërsa tre persona u plagosën në sulmet e mbrëmshme ruse në rajonin e Zaporozhjes në Ukrainën qendrore, ndërsa nëntë persona janë lënduar në Kiev, kumtuan autoritetet e Ukrainës.
- Post By Sara Ademi
- 09:30, 10 tetor, 2025
Kiev, 10 tetor 2025 (MIA) - Një fëmijë shtatë vjeçar humbi jetën, ndërsa tre persona u plagosën në sulmet e mbrëmshme ruse në rajonin e Zaporozhjes në Ukrainën qendrore, ndërsa nëntë persona janë lënduar në Kiev, kumtuan autoritetet e Ukrainës.
Kievi mbrëmë ishte objektiv i një sulmi të madh rus, pas së cilës pjesa lindore e kryeqytetit të Ukrainës mbeti pa energji elektrike.
Ministria e Energjetikës kumtoi se në mbarë vendin "Rusët shkaktojnë goditje masive ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase".
Aviacioni ushtarak ukrainas në Telegram informon për "një sulm me raketa balistike armiqësore dhe sulm masiv me dronë", duke i bërë thirrje popullatës të qëndrojë në strehimore. sa/
Foto: Zelenski në Fejsbuk